Ja sa mijë mërgimtarë mund të kthehen në shtëpi për shkak të pasaportave që u del afati

Estimated read time 2 min read

Mijëra të rinj që punojnë jashtë vendit mund të detyrohen të kthehen në vendlindje sepse pasaportat e tyre me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë nuk do të jenë të vlefshme.

Овие патни документи стануваат неважечки по 12 февруари, доколку не се променети согласно Преспанскиот договор, а Агенциите за посредување за работа во странство за „Телма“ тврдат дека, според нивни сознанија, 24.000 нашинци треба да се вратат и да ги прекинат работните ангажмани.

Këto dokumente udhëtimi bëhen të pavlefshme pas datës 12 shkurt 2024, sepse sipas Marrëveshjes së Prespës qytetarët duhet të pajisen me pasaportat e reja Republika e Maqedonisë së Veriut.

Agjencitë e Ndërmjetësimit për punë jashtë vendit deklaruan për televizionin “Telma” se rreth 24 mijë mërgimtarë apo qytetarë në diasporë duhet të kthehen dhe të ndërpresin angazhimet e tyre të punës.

Advertisement

Nga viti 2021, pasaportat lëshohen përmes zyrave diplomatike-konsullore, ku janë lëshuar mbi 50 mijë dokumente udhëtimi. Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme hapën nëntë stacione bazë dhe gjashtë stacione celulare për pasaportat për emigrantët tanë. Tani për tani, mërgimtarët po kërkojnë përgjigje në grupet e facebook dhe është e pasigurt se si do t’ia dalin, pasi që nuk ka termine të lira për nxjerrjen e pasaportave të reja. Megjithatë qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit duhet të informohen më detajisht në ambasadat e Maqedonisë së Veriut. (INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like