Ja kush do të vaksinohet me vaksinën ‘Sputnik V’

Dërgesa e parë e vaksinave ruse “Sputnik V” ka arritur dje në RMV. Prej 200 mijë të porositurave, dje kanë arritur 3 mijë doza.
Të parët që do të vaksinohen me vaksinat ruse, sipas planit kombëtar, janë të sëmurët kronikë dhe personat e vendosur në shtëpitë e pleqve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vaksina “Sputnik V” është ngrirë në 0.5 mililitra, për një persona, ndërsa ruhet në frigoriferë në pikën “Jane Sandanski”. Dërgesa është marrë nga shërbimet DHL nga Moska në Beograd, ku kanë arritur edhe sasi të caktuara për Serbinë, së bashku me 3 mijë për RMV./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like