Ja deri kur pritet të bjerë borë – po na presin temperatura siberiane!

Estimated read time 2 min read

Nesër në Kosovë na pret mot i ftohtë dimëror. Reshjet e borës do të vazhdojnë lokalisht edhe gjatë natës dhe orëve të mëngjesit, ndërsa nesër ndërpritem për vazhduar kohë pa kohe në formë të rrebesheve lokale të borës të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore. Reshjet do të jenë të pakta, por në intervale shumë të shkurtra mund të jenë të dendura.

Temperaturat nga – 4° deri në 2°C. Mbrëmjen dhe natën e ardhshme acar më i thellë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i ftohtë, por me tendencë përmirësimi gradual sidomos në mesdhetare. Në viset kontinentale pritet mot dimëror por me pak reshje të reja.Temperaturat shënojnë ulje në tërë vendin

Loading…
Mot i ngjashëm si në Shqipëri pritet edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginë priten më shumë vranësira dhe reshje të lokalizuara bore. Reshjet do të vijnë duke u dobësuar.

Advertisement

Java e re fillon me acar, por afrimi i vranësirave nga Mesdheu shkakton zbutjen graduale të acarit. Të hënën vonë priten reshje shiu e bore të cilat të martën pritet të bëhen shqotë dhe shi. Lokalisht duhet pritur reshje të dendura shiu. Të mërkurën ulje e sërishme e temperaturave dhe reshje kalimtare bore vetëm në disa rajone kontinentale./MeteoBallkan

Advertisement
Advertisement

You May Also Like