Izraeli heq detyrimin e mbajtjes së maskës jashtë

Nga e diela më 18 prill në Izrael nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës jashtë. Vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Rregulli u prezantua rreth një vit më parë për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Sidoqoftë, detyrimi për mbajtur veshjen mbrojtëse në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.
Vendimi ishte diskutuar për disa javë, por sipas Jerusalem Post, autoritetet kanë vendosur të presin për fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se festimet pa maska ​​mund të çojnë në një rritje të infeksioneve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like