Breaking News :

nothing found
16-08-2022

Ismail Kadare sot feston ditëlindjen e 85-të

Advertisement

Me një veprimtari shkencore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë sot shënon ditëlindjen e 85-të të shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” quhet ngjarja që mbahet në mjediset e institucionit më të lartë akademik në Shqipëri.

I lindur më 1936 në një nga lagjet e qytetit të gurtë të Gjirokastrës, në letërsinë e Kadaresë është e brendashkruar jo vetëm historia shqiptare, por edhe jeta e pazakontë e gjirokastritit që fati i qëlloi të ishte shkrimtari më i madh shqiptar në truallin e një prej diktaturave më të egra komuniste.

Me romane që tashmë janë bërë pjesë e panteonit të vlerave më të paçmueshme letrare në botë – të tilla si “Pallati i ëndrrave”, “Prilli i thyer”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, etj. – Kadare është shkrimtari më i njohur dhe më i përkthyer i letërsisë shqipe.

Kandidat thuajse i përhershëm i Shqipërisë për çmimin më prestigjioz letrar në botë siç është “Nobeli”, që akordohet çdo vit nga Akademia Mbretërore Suedeze, emri i Kadaresë është përfshirë nga kritikë e njohës të letërsisë në rrethin e ngushtë të pretendentëve më seriozë për këtë çmim.

Me një veprimtari shkencore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë sot shënon ditëlindjen e 85-të të shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.

“Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” quhet ngjarja që mbahet në mjediset e institucionit më të lartë akademik në Shqipëri.

Në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim rasti kreu i ASH-së, Skënder Gjinushi.

Sipari i prurjeve të konferencës do të hapet nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, Pirro Misha, që sjell trajtesën “Kadare në letërsinë evropiane dhe botërore”, për t’u ndjekur nga kumtesa e studiuesit të letërsisë Bashkim Kuçuku, “Kadareja në kritikën botërore”, si një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar.

Ashtu si viteve të kaluara, edhe sivjet Akademia e Shkencave do të rikandidojë Kadarenë për çmimin “Nobel” në letërsi.

I fundit aktivitet në këtë ngjarje është paraparë mbajtja e një ekspozite me fotografi dhe dëshmi që lidhen me momentet kruciale të jetës së shkrimtarit, e përgatitur nga Roland Tasho.

Ndryshe, Kadare është fitues i çmimeve të njohura, si “Man Booker Prize”, “Prince of Asturias” për letërsinë dhe “Jerusalem Prize”, ndërkohë që gjatë dy vjetëve të fundit aura e tij është pasuruar edhe me çmime të tjera.

Në qershor të vitit të kaluar, Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “PRO-ZA Balkan”, në Maqedoninë e Veriut, i akordoi çmimin “Prozart”.

“I pakompromis kur bëhet fjalë për ndershmërinë si shkrimtar, vepra e Kadaresë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen, mitin dhe ironinë, individualen dhe kolektiven”, ishte një nga vlerësimet kryesore të jurisë së përbërë nga kryetari Ermis Lafazanovski dhe anëtarët Aleksandar Prokopiev dhe Dejan Trajkovski.

Ndërkaq, gjysma e dytë e vitit 2019 Kadaresë i kishte sjellë “Nobelin” amerikan, siç quhet alternativisht çmimi ndërkombëtar i letërsisë “Neustadt”.

Gjatë ndarjes së këtij çmimi, Kadare ishte vlerësuar si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe i fjalës së lirë”.

Po të njëjtin muaj, shkrimtarit shqiptar i ishte ndarë edhe çmimi “Pak Kyongni 2019”, një nga vlerësimet më të larta letrare në Korenë e Jugut. Po ashtu, presidenti francez Macron ia kishte ndarë atij titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. /Njeshi/

Advertisement

Read Previous

OBSh-ja: Lufta kundër Covid-it do të fitohet

Read Next

Përmbytjet/ Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore