Ish-anëtar i administratës Trump në gjendje kritike , u qëllua në makinë teksa priste gruan e tij

Estimated read time 1 min read

Një anëtar i administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump është në gjendje kritike pasi u qëllua në Uashington gjatë një tentative për grabitje të makinave, tha familja e tij. Mediat amerikane raportuan se ishte Mike Gill, i cili nga viti 2016 deri në vitin 2019 ishte shefi i kabinetit të kryetarit të atëhershëm të Komisionit Amerikan të Mallrave.

I dyshuari dyshohet se ka hyrë në veturën e Gill-it, e ka qëlluar dhe ka ikur. Policia thotë se përpjekja për të vjedhur makinën e Gill-it është vetëm një në serinë e incidenteve të ngjashme që ndodhën po atë mbrëmje në Uashington dhe rrethinat e tij.

Advertisement

Në deklaratën e policisë thuhet gjithashtu se Gill ka pësuar lëndime “kërcënuese për jetën”. Gill u sulmua në makinën e tij ndërsa priste gruan e tij jashtë vendit të punës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like