Imami Kalaja pretendon se themeluesi i grupit anti-islam është bashkëpunëtor i Serbisë,

Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja ka publikuar një artikull ndaj grupit anti-islam në Kosovë. Sipas tij, themeluesi i këtij grupi është bashkëpuntor i Serbisë.Themelues i të ashtuquajturës lëvizje anti-islame në Kosovë, Pajazit Jashari, del të jetë bashkëpunëtor i serbëve dhe i cili ka krijuar skema të ndryshme të organizatave me të cilat financohet nga Serbia dhe nga burime të tjera por me synimin për t’i ruajtur interesat e serbëve dhe Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai. “Pajazit Jashari – themeluesi i Lëvizjes Anti-Islame, del bashkëpunëtor i serbëve, themelues i organizatës “Buducnost” me Nebojsha Vujoviçin dhe Millosh Vujoviçin

Themelues i të ashtuquajturës lëvizje anti-islame në Kosovë, Pajazit Jashari, del të jetë bashkëpunëtor i serbëve dhe i cili ka krijuar skema të ndryshme të organizatave me të cilat financohet nga Serbia dhe nga burime të tjera por me synimin për t’i ruajtur interesat e serbëve dhe Serbisë në Kosovë.

Ai edhe sipas regjistrave shtetërorë është themelues i organizatës “Buducnost” (Ardhmëria) të cilën e ka themeluar me Nebojsha Vujoviçin dhe Millosh Vujoviçin, e përmes të cilës kanë punësuar serbë e serbe për të mbuluar funksione të panjohura.

Fushëveprimtaria e kësaj organizate është ndihma humanitare për serbët e Kosovës dhe fuqizimi i tyre në të drejtat kushtetuese në Kosovë. Pikërisht dy kanalet përmes të cilave janë realizuar dëmet më të mëdha të Republikës së Kosovës.

Përtej këtyre kanaleve, Pajazit Jashari ka themeluar edhe shoqëri kulturore-artistike shumë etnike me serb, rom dhe shqiptar në shërbim të serbëve. Ndërsa në anën tjetër tenton të shitet si nacionalist që promovon kulturën shqiptare.

Advertisement

Kjo veprimtari e agjenturave serbe përmes shqipfolësve përkon pikërisht edhe me rolin e saj përçarës brenda popullit shqiptar të Kosovës dhe krijimin e problemeve të tjera të sigurisë për Republikën e Kosovës. Në mënyrë që Institucionet e Sigurisë së Kosovës që po bo bëjnë punë jashtëzakonisht të suksesshme në Veriun e vendit, ta zhvendosin vëmendjen nga atje në probleme të tjera e të mos jenë mjaftueshëm të suksesshme në bastisjen e terroristëve serb për të grumbulluar armatimin e rëndë dhe për të kryer në plotni hetimet për sulmin terrorist. Pra të zhvendoset vëmendja nga luftimi i organizatave terroriste serbe dhe pengimi i agjendave të Serbisë në Kosovë në një problem me pasoja të mëdha sociale, politike, kulturore dhe fetare në Kosovë.

Advertisement
Advertisement