Ilir Meta pranon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar një mesazh për popullin shqiptar, pas përfundimit të procesit zgjedhor, kur kanë mbetur fare pak kuti për t’u numëruar dhe fituese rezulton Partia Socialiste.
Presidenti i ka konsideruar zgjedhjet paqësore dhe të rregullta dhe u shpreh se i’a arriti qëllimit që “25 prilli t’i shërbejë stabilitetit të vendit”.

Presidenti nuk tregoi shenja se ka ndërmend të dorëhiqet edhe pse e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, nëse Edi Rama merrte mbi 71 mandate.
“Sfida ime madhore ka qenë që sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe Shqipëria të kthehet në shinat e parlamentarizmit dhe Kushtetutës. Edhe pse i vetëm përballë institucioneve të kapura, ja arrita që 25 prilli të ishte ditë e qetë, pa shenja dhune, paqësore dhe me pjesëmarrje masive.
Jam i lumtur që 25 prilli mundi t’i shërbejë stabilitetit të vendit.
Duhet të përmbyllet procesi zgjedhor me qetësi dhe në respekt të ligjit dhe të gjithë të reflektojnë deri në shtator kur krijohen institucionet e reja“, tha Meta në mesazh për qytetarët.

Advertisement

/TPZ.al/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like