Rizvan Sulejmani foli edhe për idenë e një kombi kosovar që siç tha, pavarësisht disa shkëndijave që pati, nuk u përkrah nga popullata, përcjell TV21. Suejmani tha se që të krijojmë një komb kosovar, ai duhet të ketë antitezën e vet që të ndërtohet.
“Shqiptari i Kosovës dhe ai i Maqedonisë nuk është në rivalitet por me rreziqe serioze të kalojë në armiqësi. Për shkak te tendencës se nuk mund të krijohet një komunitet, një komb i ri nëse nuk e ka të kundërtën e vet. Të krijojmë një komb kosovar, ai duhet të ketë antitezën e vet që të ndërtohet. Përafërsisht, realiteti mes maqedonasve dhe bullgarëve”, tha Sulejmani
Advertisement
Advertisement
Advertisement