Humb jetën vajza 22 vjeçe nga Shkupi, u godit nga një veturë

Humb jetën vajza 22 vjeçe nga Shkupi, u godit nga një veturë

Një vajzë 22 vjeçe nga Shkupi ka humbur jetën pasi është përplasur nga një veturë në bulevardin “Aradhet Partizane”, pranë furrës “Silbo” në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur dje në orën 23:43, dhe sipas njoftimeve të policisë, automjeti “Peugeot 207” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.J. (20) nga Shkupi, ka goditur këmbësoren F.K. (22) nga Shkupi.

“F.K., nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës”, thonë nga MPB.

Advertisement

Shoferi V.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës për të njëjtin.

Advertisement
Advertisement