Hoxha viziton UEJL-in, ministria dhuron mbi 500 fidane për mbjellje

Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, në një postim në Facebbok ka njoftuar për vizitë që ia ka bërë Univerzitetit të Evropës Jug-Lindore (UEJL) ku është priturnga rektor, Abdylmenaf Bexheti.
Me kërkesë të këtij tempulli të dijes, thotë Hoxha, ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave pranoi me kënaqësi që t’i dhurojmë mbi 500 fidane për mbjellje.
“Me shumë kënaqësi pranuam kërkesën e UEJL dhe me këtë dëshmojmë përkushtinin tonë për të mbështetur çdo kërkesë qoftë nga qytetarët me vullnet të mirë apo edhe institucionet, e sidomos ato edukativo-shkencore që shprehin interesim për të bashkëpunuar me MBPEU-në”./Zhurnal.mk/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like