Hoxha takon ambasadorin çek në Shkup

Estimated read time 1 min read

Komunikate nga PDE

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Shkup, z.Jaroslav Ludva.
Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend dhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese si një hap mjaft i rëndësishëm për nisjen e negociatave për antarësim të Maqedonisë së Veriu në Bashkimin Evropian.
Kryetari Hoxha riafirmoj qendrimin e PDE-së se e ardhmja e vendit nuk ka opcion tjetër përveç integrimit të plotë në Bashkimin Evropian prandaj është shumë e nevojshme që të gjithë faktorët politik në vend të veprojnë në drejtim të pëshpejtimit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian duke i larguar të gjithë pengesat që mbajnë të izoluar të ardhmen evropiane të vendit.
Poashtu, Kryetari Hoxha falenderoi ambasadorin Ludva për mbështetjen e parezervë që Republika Çeke i jep Maqedonisë së Veriu si dhe të dyja palët u dakorduan për vazhdimësi të komunikimit i cili është në shërbim të arritjes së aspiratave të përbashkëta dhe rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours