Hetohen edhe prindërit e Vasilit! Si e mori çelësin e veturës kur nuk ka patentë shoferi?

Prokuroria e zgjeroi hetimin për vdekjen e 22 vjeçares Frosina Kullakova. Përveç vozitësit, hetohen edhe aktivitetet e prindërve të tij. Vetura të cilën e ka vozitur Vasili, 20 vjeçari, është në pronësi të babait të tij dhe tani pyetja kryesore është: A ia kanë dhënë prindërit çelësin e veturës?! Sipas Prokurorisë, nëse këto informacione konfirmohen, atëherë prindërit mund të përndjeken për dhënien e automjetit, përkatësisht veturës me të cilën është shkaktuar rrezik i përgjithshëm. Në ndërkohë tashmë janë konfirmuar rrethanat për tragjedinë e tmerrshme, ndërsa janë kontaktuar edhe ekspertët mjekësor dhe Mjekësia gjyqësore prej ku pritet raporti. Vozitësi, gjegjësisht Vasili, hetohet për veprim të qëllimshëm, me çka ka shkaktuar vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik. Për konfirmimin e përgjegjësisë eventuale te prindërit Prokuroria ka dhënë urdhër deri te MPB-ja. Sipas informacioneve, babai i Vasilit është person me post të lartë në Armatë, ndërsa nëna e tij punon në sektorin telekomunikues. Nga MPB tani për tani nuk ka përgjigje nëse prindërit janë thirr në bisedë në polici.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *