Protesta pas vdekjes së Frosinës 22 vjeçe në bulevardin “Aradhet Partizane” e aktivizoi alarmin nëpër institucione, përcjell TV21. Sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev tha se tashmë janë hartuar të ashtuquajturat pika të zeza në vendin tonë.
“Patjetër të eliminojmë edhe faktorin njerëzor, përmes disa zgjidhjeve sistematike në pjesën e vendosjes së teknikës përballë faktorit njerëzor në cilindo segment, jam i bindur se do të përmirësojmë sistemin dhe do ta rrisim efikasitetin. Zgjidhja sistematike, po punohet edhe në ndryshime ligjore, ku në mënyrë serioze do të shqyrtohen masat që do të jenë më restriktive dhe dënime më të larta, megjithatë gjëja më e rëndësishme është të ndryshojmë vetëdijen. Nëse nuk e ndryshojmë dhe atje ku është kufizimi 50 ose 60, ne ngasim 80 apo 90 ne jemi vrasës potencial të dikujt”, deklaroi Aleksandar Janev, drejtor i Byrosë për Siguri Publike.