Haradinaj: Bashkimi me Shqipërinë është real, nëse…

< img src="https://i.imgur.com/CRU701k.jpg" />
Advertisement

Bartësi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas këtij procesi, ka qëndruar në Pejë, ku ka takuar strukturat e nëndegëve të këtij qyteti.

Haradinaj ka folur për sfidat e Kosovës, duke theksuar procesin e dialogut me Serbinë. Nga qyteti perëndimor i Kosovës, Haradinaj ka folur edhe për idenë e shpalosur edhe nga ai së fundmi për bashkimin kombëtar.

Serbia edhe Rusia po provojnë ta mbajnë Kosovën të bllokuar. Ata thonë: “Mbaje sa më gjatë kështu si është se dorëzohet Kosova dhe bën kompromis”. Bashkësia ndërkombëtare nuk po gjen mënyra si ta ndryshojë gjendjen. Kemi mbetur gati në situatë pezull. Amerika, Evropa, ata që na duan po thonë se është shumë e rëndësishme njohja e Serbisë. Kurrë se marrim njohjen duke i dhënë Serbisë. Nuk ngopet Serbia”, është shprehur Haradinaj.

“Ne duhet të themi se ne kërkojmë të hymë në NATO si Kosovë si shtet i pavarur. Nuk na mbetet tjetër pos referendum për bashkim me Shqipërinë nëse na pamundësohet ajo. Është real që mund të ndodhë bashkimi nëse vazhdon bllokada që po i bëhet Kosovës. Këtë duhet ta dëgjojnë miqtë dhe ata që po na bllokojnë”.

“14 shkurti është referendum ‘për Kosovën në NATO’, që del nga rrethimi që ia kanë bërë Serbia dhe Rusia”./klankosova

Advertisement
Advertisement

You May Also Like