“Hapi dyert për 400 mijë njerëz”, BBC shkruan për Kukësin: Qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel

Estimated read time 1 min read

Media prestigjoze thotë se qyteti po përdor historinë dhe mikëpritjen për të joshur turistët

Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen.

Kështu e nis artikullin media prestigjoze BBC që kthehet pas në kohë dhe kujton kohën kur qyteti mirëpriti një numër marramendës refugjatësh nga Kosova të cilët u detyruan të largoheshin për shkak të luftës.

Me një popullsi prej vetëm 16 000 banorësh dhe 20 km larg kufirit ky qyteti përjetoi famën botërore për pak kohë pasi më vonë u përball me një mori krizash pas rënies së komunizmit.

Advertisement

Sapo lufta në Kosovë përfundoi dhe refugjatët u kthyen në shtëpi, Kukësi përjetoi një eksod të vetin, pasi 53% e banorëve u larguan nga qyteti më i varfër i Shqipërisë në kërkim të mundësive ekonomike jashtë vendit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like