Grubi përmbyll fushatën si Obama, me shenjën e triumfit “mic drop”

Estimated read time 1 min read

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale derisa në qytetin e Gostivarit kanë përfunduar këtë kampanjë.
Në skenë sonte janë ngjitur funksionar të lartë partiak, e ndër to edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka ndezur atmosferën e krijuar tek aktivistët e BDI-së.

Krahas fjalimit impozant që ka pasur Grubi, ai ka përmbyllur fushatën si ish presidenti amerikan Obama, me shenjën e triumfit “mic drop”, shenjë kjo e cila sjellë fat dhe fitore.
E me këtë rast, duket se fitore të madhe në këto zgjedhje lokale paralajmëron edhe kjo shenjë e triumfit “mic drop” të cilën e bëri zëvendëskryeministri i parë Grubi sonte në Gostivar. /Pacensurë

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like