Grubi në listen e zezë, Aziri: Duhet ta respektojmë çdo vendim të SHBA-ve

Grubi në listen e zezë, Aziri: Duhet ta respektojmë çdo vendim të SHBA-ve

Pasi Artan Grubi u fut në listen e zezë të SHBA, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Elmi Aziri në Daily Click tha se, duhet respektuar çdo vendim që vjen nga SHBA-të dhe shtoi se organet e drejtësisë duhet bërë punën e tyre ndaj të gjithë personave që kanë një vlerësim të tillë që siç thotë, nga partneri ynë kryesor.

“Aleanca për Shqiptarët e ka pasur një reagim publik ndaj kësaj çështje. SHBA-të janë partneri jonë kryesor  strategjik dhe ne do të duhet ta respektojmë çdo vendim të tyre. Natyrisht asnjë koment më tepër se ajo që e kemi thënë që  organet e drejtësisë duhet të veprojnë jo ndaj këtij individi por ndaj çdo kujt tjetër veçanërisht persona që vlerësohen edhe nga SHBA-të në këtë drejtim dhe u mbetet organeve të drejtësisë që t’i kryejnë obligimet e veta”, tha Elmi Aziri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement