Breaking News :

nothing found
18-08-2022

Grubi: Hoqëm maskat vetëm për të bërë fotografinë, i respektojmë protokollet

Advertisement

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në një deklaratë për“360 shkallë” ka deklaruar se ngjarja e djeshme ku u festua ditëlindja e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në hapësirat për takime në ministrinë për sistem politik, është realizuar duke respektuar të gjitha protokollet kundër KOVID-19.

Grubi, sipas “360 shkallë”, ka thënë se ata kanë hequr maskat sa për të bërë fotografinë.

“Ngjarja është organizuar në ditën e parë të punës në vitin e ri dhe sipas protokolleve. Fotografinë të cilën e ka publikuar Osmani është vetëm një moment për një fotografi të përbashkët, gjatë një befasie që një kolegë e ka bërë për Ahmetin, njëjtë si vitin e kaluar në Kuvend, duke e shfrytëzuar prezencën e tij. Protokollet fillimisht i respektojmë për shëndetin tonë personal dhe familjarëve tonë, si dhe për qytetarët”, ka thënë Grubi për “360 shkallë”, transmeton SHENJA.

Advertisement

Read Previous

Pendarovski: Si vend demokratik na ngjan regjistrim të popullsisë sipas standardeve më të larta statistikore

Read Next

Ulet numri i rasteve me ′Kovid-19′ në Tetovë