Një grabitje me armë ka ndodhur dje pasdite në një këmbimore në lagjen Taftalixhe 2 të Shkupit. Sipas informacioneve dy persona të armatosur kanë kërcënuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë.
-Me datë 22.11.2023 rreth orës 13:50 në Shkup është raportuar se në një këmbimore në komunën e Karposhit, dy persona nën kërcënimin e armës i kanë marrë para nga punonjësi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në buletinin e policisë.
Advertisement
Ende nuk ka të dhëna se sa para janë vjedhur. Punonjësja që punon në këmbimore nuk ka pësuar lëndime./monitor.mk
Advertisement
Advertisement