Osman Musliu
Shumë me thonë:
“Po shuaj more hoxhë shikoje punën tende, ku janë krejt rri edhe ti dhe shikoje interesin tanë personal dhe familjar.”
E di që shumë leht është ajo punë që unë ta mbylli gojën, besa e di që ata me qesin në ball te oxhaku e në krye te vendit, besa edhe ndoshta na ofrojnë të mira të tjera që të na i mbushin edhe xhepat, e di që ata janë të gatshëm me na shpallë edhe hero te BIK-ut,hero te kombit…
Po ne u themi se ne kemi menduar edhe mendojmë dhe këtë bindje e kemi edhe do ta kemi dhe do të vdesim me këtë bindje se me e ngritë zërin kundër të keqes, keqpërdorimit të islamit, keqperdorimit e krishtërimit,fyerjeve te fesë sidomos Islame ne emer te patriotizmit apo dashurise për kombin e fenë është detyrë e jona se bashku.
Ne këtë e konsiderojmë pune të shenjtë dhe se a na përkrah dikush apo nuk na përkrah kjo po shihet.
Ne qe sa vite kemi vepruar, kemi fole, jemi prononcuar ne media private e publike, oda, ndeja e gjithkund, por ne nuk kemi pas përkrahjen e merituar dhe të duhur.
Neve ndoshta disa na shpallen edhe vet djalli, por djalli i vërtetë realisht është te ata qe shpallën si patriot e mbrojtës te Kombit e Dinit pa asnje veper patriotike apo fetare,madje po dojn me shpall veten disa edhe profet, kësaj duhet t’i thuhet mjaft, mjaft, mjaft …!?