Gjykimi për vr’asjen e Vanjës dhe Pançes! Pallço kërkon përjashtim, “qenkan të njëanshëm”

Lupço Palevski Pallço, i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, në fillim të gjykimit të sotëm kërkoi përjashtimin e prokurorëve publikë nga procesi, Zhaklina Kërstevska Josifovska dhe Ana Stojkoviq Dimitrievska dhe shefit të Prokurorisë Publike në Prokurorinë Publike të Shkupit. Arsyet pse Palevski kërkon përjashtim janë, siç tha ai, keqpërdorimi i detyrës dhe paanshmëria. Gjykimi vazhdoi me prezantimin e provave materiale të gjetura në vendin e vrasjes, si dhe raportet nga analizat e pajisjeve për komunikim të Palevskit. Paraprakisht Prokuroria prezantoi video-materiale që tregojnë lëvizjen e automjeteve me të cilat u rrëmbye Vanja. Në këtë rast janë akuzuar Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, të cilët u prononcuan të pafajshëm./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *