“Gjykata Kushtetuese solli vendim antikushtetues”! Murat për shfuqizimin e balancuesit: Vendim politik!

Me shfuqizimin e Balancuesit, Gjykata Kushtetuese solli vendim antikushtetues, thotë deputeti i FE, Sali Murat. Si ish-gjykatës dhe si ish-kryetar i Kushtetueses, nuk pajtohet me këtë vendim, të cilin e vlerëson politik dhe shprehet skeptik se në të ardhmen e afërt do të sillet ligji që duhet ta zëvendësojë balancuesin, gjë tashmë e paralajmëruar nga VLEN-i. Paralajmëroi se FE do të dorëzojë propozim por nuk zbuloi më shumë detaje. “Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për balancuesin është kundër Kushtetutës për shkak se dispozita është shumë e qartë, amendamenti 6 nga Kushtetuta jonë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është vlera themelore e rendit kushtetues. Jam skeptik se në të ardhmen e afërt do të sillet një ligj i tillë, unë personalisht si deputet, sepse po i shoh punët”, tha Sali Murat. Murat ishte pjesë e Gjykatës kushtetuese në kohë kur u dorëzuan iniciativat për ligjin për gjuhët për të cilin në mars pritet të mbahet seancë përgatitore. Ai e hedh poshtë akuzën se këtë ligj e ka mbajtur në sirtar për shkak se ka qenë nën ndikim të drejtpërdrejt të BDI-së. “Gjykata në mars nuk do të sjellë vendim për këtë duke i pasur parasysh komentimet e atyre që nuk kanë njohuri nga kjo problematikë, nga puna e Gjykatës kushtetuese, por gjykata kushtetuese do të hapë seancë përgatitore, ka rregullore se si duhet vepruar. Kontestohet i gjithë ligji me 13 iniciativa, kërkohet masa kohore për ligjin dhe një numër i konsiderueshëm dispozitash brenda ligjit”, tha Murat. Murat vjen nga komuniteti turk dhe tha se në pushtetin aktual nuk kanë asnjë përfaqësues, ndërsa e ngjashme është gjendja edhe në nivel të organeve shtetërore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *