Gjinekologjia e Çairit përgatitet për përgjim?! Tender për instalim të kamerave me audio-incizim

Gjinekologjia e Çairit përgatitet për përgjim?! Tender për instalim të kamerave me audio-incizim

Spitali i Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair ka shpallur tender për instalimin e 22 kamerave të reja të sigurisë. Ekipi ynë filmoi nga afër vendosjen e tyre aktualisht vetëm nëpër korridore. Sipas specifikave të furnizimit publik që siguroi TV21, të cilin tani më e ka marr një kompani private, kamerat do të kenë edhe audio-incizim. Kjo ka irrituar stafin mjekësor por edhe pacientët, të cilët ankohen se është shkelje e privatësisë. Ata ndihen të frikësuar nga drejtoria që të flasin hapur, derisa janë ankuar në redaksinë tonë.

atnd Up: Adnan Qaili, Gazetar: “Ndonëse aktualisht ka kamera të sigurisë në Spitalin Gjinekologjik në Çair, drejtoria do të vendos kamera të tjera të sigurisë, ku janë në fazën e shtrirjes së kabllove në të gjitha korridoret e këtij spital. Sipas stafit medicinal këto kamera do jenë edhe me incizim të zërit që nënkupton se është shkelje e privatësisë sikurse e pacientëve, poashtu edhe e stafit, të cilët punojnë në këtë spital.”

Ka zëra se instalimi i kamerave po përgatitet të bëhet edhe nëpër sallat e lindjes. Për këtë çështje ne pyetëm kryeshefin e repartit operativ, Emil Bajallskin.

“Shikoni, ka të vendosura para disa vitesh por ku saktë nuk mund të ju them! Incizim me zë nuk do të duhet të ketë, megjithatë është e nevojshme të ketë kamera të sigurisë rreth objektit për shkak të natyrës së godinës të kemi siguri”, tha Emil Bajallski – krzeshef i repartit operativ.

Në komunikim me juristin e spitalit, ai tha që drejtoria nuk është konsultuar aspak me të për çështje ligjore. Ai na tha se edhe rregullorja e spitalit ka masa të caktuara për kamerat në fjalë.
Sipas Ligjit për mbrojtje të privatësisë audio-incizimi është përgjim i ndaluar, dënohet me burg.

Grafika – Ligji për mbrojtjen e privatësisë, Neni 4, Paragrafi 1
“Ai që regjistron zërin në formë të bisedës ose deklaratës së përgjuar dënohet me burg deri në 1 vit, nëse përmbajtja e bisedës cenon privatësinë e jetës personale dhe familjare”, thuhet në Nenin 4, Paragrafi 1 i Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë.

Advertisement

Se po vendosen kamera me regjistrim të zërit, në Spitalin Gjinekologjik të Çairit, këtë na thotë edhe roja e sigurisë, sipas të cilit kjo është bërë me qëllimin që të evitohet vënia e fajit pa vend.

“Ajo është për sigurinë e personelit dhe të pacientëve, që të dëshmohet përmes zërit komunikimi përmes personelit dhe pacientëve. Deri më tani si ishte? Deri tash nuk ka pasur me zë, por vetëm kamera të thjeshta!”, u shpreh Zharko Dejanovski – roje e sigurisë së Spitalit.

Ekipi ynë prej dy ditësh është në kërkim të drejtoreshës së këtij spitali Pranvera Izairi, por është e paqasshme. Ajo na është përgjigjur vetëm me shkrim, ku citohet që “nuk do të ketë kamera në salla të lindjes, si dhe kamerat e reja nuk incizojnë zërin.” Sipas drejtoreshës Izairi, këto instalime janë bërë sipas rregullores së spitalit për çështje të sigurisë së objektit. Por, ajo nuk u përgjigj përse duhet të bëhet monitorimi i punonjësve në formën e përgjimit të jashtëligjshëm, duke porositur kamera të cilësisë së lartë të figurës dhe të incizimit të zërit.

Advertisement
Advertisement