Një burrë i panjohur në një bankë gjermane Schwandorf është paraqitur si drejtor i një kompanie në atë qytet dhe përmes këtij mashtrimi ka marrë 180 mijë euro të cilat i janë transferuar në llogaritë e tij jashtë vendit.
Sipas mediave gjermane, burri ka rregulluar transferimin e parave më 2 shkurt, por llogaritari i kompanisë së dëmtuar e ka penguar të marrë edhe më shumë para. Sapo ka parë debitimet nga llogaritë ka raportuar gjithçka dhe më pas rastin e ka marrë policia, ka raportuar “Phoenix Magazine”.
Banka tha se shumica e shumës së transferuar mund t’i kthehet pronarit. Kështu, kompania do t’i marrë paratë në një afat të shkurtër, kështu që nuk shkaktohet asnjë dëm.
Mashtruesi ka mundur t’i bëjë të gjitha këto pasi ka ditur informacionin që “mund ta dijë vetëm pronari i llogarisë”, sipas shpjegimit zyrtar nga banka.