Qytetari i Manastirit K.K. (42) ka humbur jetën, ndërsa 19 persona kanë mbetur të lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi pasditen e djeshme në rrugën rajonale Manastir – Demir Hisar.
SVR Manastir ka konfirmuar se në aksidentin që ka ndodhur dje në orën 14:57 është përfshirë një veturë e pasagjerëve Peugeot dhe një furgon, të dyja me targa të Manastirit.
-Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një furgoni me drejtues shtetasin A.S. (25 vjeç) nga fshati Virovë i Demirhisarit, i cili po transportonte 18 punëtorë nga një fabrikë në Manastir, si dhe një veturë pasagjerësh Peugeot e drejtuar nga K.J. (36 vjeç) nga Manastiri. Në vendngjarje ka ndërruar jetë bashkëdrejtuesi i mjetit të pasagjerëve K.K. (42 vjeç) nga Manastiri, konfirmohet nga SVR Manastir.
Në një deklaratë për MPB-në, Elizabeta Ivanovska, drejtoreshë e ISHP Spitali klinik-Manastir ka treguar se menjëherë pas aksidentit në repartin e ortopedisë janë pranuar 13 persona dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore dhe nuk janë hospitalizuar. Në repartin e neurokirurgjisë janë ekzaminuar 4 persona dhe u është kryer imazheria me kompjuter, ndërsa mjekët e kirurgjisë kanë ekzaminuar 3 persona të plagosur nga aksidenti. Të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën, tha ai për Ivanovska.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë trafiku.
Ndërkohë kanë dalë edhe foto nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i tmerrshëm dhe fatal.