Shoqata “Votra” ka vlerësuar më të mirët dhe me kontributin më të madh në shoqërinë e Kërçovës.
Vlerësimi në fushën e medias si gazetarja më e mirë, që me përkushtim dhe guxim ka ditur t’i japë zë edhe atyre që nuk u dëgjohet, i është ndarë gazetares së TV21, që mbulon rajonin e Kërçovës, Manastirit, Strugës dhe Ohrit, Salije Sadiku Pinjolli.
Ky është vetëm një motiv, që gazetarja Sadiku Pinjolli të vazhdojë të ndjek rrugën nëpër të cilën është duke ecur.

