Kreu i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi ka uruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhjet parlamentare. Gashi thotë se ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e Kurtit për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës. Shkrimi i Gashit: Zgjedhjet në Kosovë dëshmojnë për pjekurinë e popullit të Kosovës, ndërsa procesi zgjedhor dëshmon angazhimin serioz të institucioneve për transparencë dhe demokraci. Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë. Gjithashtu, urime për qytetarët e Kosovës! Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit, ndërsa marrëdhëniet tona miqësore mbeten të palëkundura.
Gashi: Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit
Advertisement
Advertisement
Advertisement