• 05-03-2021

Ish këshilltari i Kurtit Konjufcës: Gjithmonë kishte interes për koalicion me PDK-në

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti dhe publicisti Shkëlzen Gashi është shprehur i bindur se në zgjedhjet e reja Lëvizja Vetëvendosje do të ketë rritje, derisa LDK-ja do të pësojë.

“Unë besoj që nuk ka asnjë dilemë që Lëvizja Vetëvendosja do të rritet. PDK-ja do të jetë forca e dytë politike, derisa ajo që do të pësojë më së shumti do të jetë LDK-ja e ndoshta edhe AAK-ja do të ketë probleme me pragun nëse nuk bëhet bashkë me Nismën. Unë po bazohem në disponimin popullor, por përfundimisht edhe në rezultatin në Podujevë e cila ka qenë bastion i LDK-së për dy dekada”.

“Jam shumë i bindur në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk ka mundësi të ndodhë ndryshe. Shumë mirë që po ndodh kështu. Kjo është zgjidhja e vetme dhe është rezultat i keqqeverisjeve që kanë ndodhur për dy dekada në Kosovë. Kosova është vendi i vetëm i cili nuk ka rrymë dhe ujë 24 orë. Ne për këto 20 vjet e kemi dëshmuar që nuk po dimë as ta fshijmë bërllogun”.

Gashi, në Klan Kosova, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

“Disa herë e kanë deklaruar se nuk e kanë problem që të bashkëpunojnë me PDK-në nëse dy liderët kryesorë nuk janë më në krye të saj. Nuk e përjashtoj atë mundësi. Krejt çfarë duhet të shihet është programi dhe ekipi – çfarë njerëz po bëhen ministra dhe cili është programi që duan ta zbatojnë”.

“Unë nuk kisha pasë qejf me pasë bashkëpunim me këto parti politike që kanë abuzuar me pushtetin. Kisha pasë qejf me pasë pushtetin komplet në mënyrë që pas katër ose tetë vjetësh të qeverisjes së Albin Kurtit të na thotë që nuk e kishte krejt pushtetin dhe ishte në koalicion me të tjerët e duheshin bërë kompromise”.

Një bashkëpunim të tillë duket se nuk e ka përjashtuar as Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, për të cilin Shkëlzen Gashi tha se ka pasë një interesim për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

“Gjithmonë e ka pas njëfarë afërsie dhe njëfarë interesimi, ose interesi, që të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së”./SYRI.net

Read Previous

Ndihmë financiare prej 20 deri në 30 mijë denarë për personelin shëndetësorë në Armatë

Read Next

Triumfon Barcelona, shkëlqen Lionel Messi

%d bloggers like this: