Garë e ngushtë midis dy partive rivale në Bullgari

Estimated read time 1 min read

Rezultatet preliminate të zgjedheve parlamentare në Bullgari tregojnë një garë të ngushtë midis koalicionit GERB, të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, dhe partisë së quajtur “Ka një popull të tillë”.
Me gati 90 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e së dielës, grupi GERB ka 24.01 për qind të tyre.
Partia “Ka një popull të tillë”, me në krye prezantuesin televiziv, Slavi Trifonov, ka 23.48 për qind. Shumë agjenci të sondazheve parashikojnë se partia “Ka një popull të tillë” mund të dalë ende në epërsi ndaj GERB-it.

Advertisement

Disa akuza të reja për keqpërdorim të fondeve qeveritare nga administratat e udhëhequra nga GERB, e kanë ulur mbështetjen për këtë parti në prag të zgjedhjeve.

Rreth 6.7 milionë qytetarë të Bullgarisë kanë pasur të drejtë vote për anëtarët e Parlamentit, i cili ka 240 vende./ABC/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like