Valuta të fshehura në çorape, çajra detoksifikues dhe një kokë motori janë sekuestruar nga Dogana
Deviza të fshehura në çorapët e shoferëve, çajrat detoksifikues dhe koka e re e motorit për kamion, janë disa nga sekuestrimet e ekipeve mobile në Departamentin e Kontrollit dhe Hetimeve të Drejtorisë doganore gjatë ditëve të fundit.
Drejtoria doganore njofton se në dy raste të ndara ekipet mobile kanë zbuluar 15.100 euro, të cilat shoferët e kamionit kanë dashur t’i nxjerrin jashtë vendit përmes vendkalimit Tabanovc pa i lajmëruar, duke i fshehur në çorape dhe në vende të ndryshme të automjeteve.
Në rastin e parë janë gjetur gjithsej 11.100 euro, nga të cilat 7.000 euro ishin të fshehura në çorapet e shoferit, ndërsa pjesa tjetër e valutave ndodhej në portofolin e tij dhe në një zarf në kabinën e mjetit. Në rastin e dytë janë zbuluar 8 mijë euro, të cilat një shofer kamioni i ka fshehur në kabinën e kamionit nën mbulesën e kambios automatike.
Në të dyja rastet, drejtuesve të mjeteve, përndryshe shtetas të Maqedonisë, iu janë kthyer dy mijë euro, shumë të cilën lirisht mund ta nxjerrin jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër e valutës është e mbajtur. Ndaj personave do të fillojë procedura adekuate kundërvajtëse.