“Front i tretë” shqiptar? A mund të bëhen bashkë ASH-krahu i Selës, PDE dhe Lëvizja Populli?

Estimated read time 4 min read

A ka gjasa që të formohet edhe një front i tretë nga parti të cilat ende nuk kanë lidhur koalicion parazgjedhor, në këtë rast ASH krahu i Selës, PDE dhe Lëvizja Populli? Arjanit Hoxha nga PDE, thotë se në politikë asnjëherë nuk mund të përjashtohen opsione të ndryshme, mirëpo shprehet se për “front të tretë” nuk ka pasur asnjë komunikim. Shton se PDE do të jetë pjesë e atij fronti i cili do të betonizojë rrugën europiane të vendit. “Në politikë nuk mund të përjashtosh asnjëherë opsione. Nëse pyetja juaj është e drejtuar nëse është biseduar në këtë temë, atëherë jo. Nuk është biseduar dhe nuk kemi patur kontakte. Mendoj që deri në momentin që Aleanca për Shqiptarët po ballafaqohet me një proces i cili detyrimisht do të përfundon në instanca gjyqësore, mendoj se nuk është korrekte nga ana e askujt që të bëjë kështu lloj të komenteve apo të hyjë në një far lloj komunikimi për çështje koalicionuese”, tha Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët që mbështetë krahun e Selës, thotë se për çfarëdo vendimi që do merr ASH, ai vendim duhet të kalojë përmes filtrave të diskutimit brenda partisë. Vendim se si do të garojnë në zgjedhje, paralajmëron për më datën 18 shkurt, kur do të mbahet kongresi partiak.Aleanca për Shqiptarët nuk do të mer asnjë vendim i cili nuk do të kalojë të gjitha filtrat e diskutimit, nga anëtarësia, nga mbështetësit, deri te ai që quhet organi më i madh ose më i fuqishëm midis dy kongreseve që është Kuvendi Qendror, sidomos edhe tani që kemi kongresin më 18 shkurt ku realisht edhe aty mund të hapet diskutimi për të parë se çfarë mendojnë ata kongresmenë”, pohoi

Remzi Memedi – deputet ASH (krahu i Selës).

Se ka zëra për “front të tretë”, ka dëgjuar kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi, megjithatë për TV21 thotë se ky opsion nuk do të ishte i dobishëm për shqiptarët. Si subjekt politik, thotë se ose do të bashkëpunojnë me pozitën, ose me opozitën, opsion të tretë për ta nuk ka.

“E kam dëgjuar si informacion por nuk kam asnjë komunikim në këtë drejtim dhe nuk besoj që do të ishte i dobishëm. Unë parapëlqej të mbaj atë qëndrimin fillestar që shqiptarët do të kenë sukses më të madh në fushën zgjedhore nëse janë në dy blloqe por fundja ne s’mund ta ndalim asnjë subjekt politik që si do dalë. Besoj që ne si Lëvizje Populli do të sjellim vendim mes pozitës dhe opozitës shqiptare, sepse këtu e kemi zhvilluar bisedën në organet e L.Populli. Opsioni i tretë nuk do të ketë hapësirë për ne më tutje”, tha Skender Rexhepi-Zejdi, kryetar i Lëvizjes Populli.

Advertisement

Edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, është i mendimit se shqiptarëve nuk u nevojiten më tepër se dy blloqe. I ftuar në Click Plus, Kasami tha se edhe Ali Ahmeti do të përpiqet një front më të gjerë duke parë se janë bashkuar shumë parti në frontin opozitar.

“Nuk besoj të ketë sepse sot BDI-së i duhen të gjithë ata që i kanë shërbyer diku në pozicione të ndryshme t’i shërbejnë duke u bashkuar, duke krijuar një front fiktiv. Nëse ne kemi arritur të bashkojmë katër subjekte politike, bashkë me VV pesë, atëherë, Aliut do t’i duhet një avantazh numerik ku thotë se ne jemi gjashtë ose shtatë. Atë që mund ta themi me siguri më të madhe është që shqiptarët në këto zgjedhje do të kenë dy blloqe, LEN dhe Lidhjen e Ali Ahmetit”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Nga gjithsej tetë parti politike shqiptare, tre prej tyre vetëm se kanë lidhur bashkëpunimin për pjesmarje të përbashkët në zgjedhjet e 8 majit. Alternativa, Lëvizja Besa e Lëvizja Demokratike formojnë Lidhjen Europiane për Ndryshim. Kësaj lidhjeje, së shpejti zyrtarisht do t’i bashkëngjitet edhe Arben Taravari, që ende formalisht është kryetar i ASH-së, por pritet të shkarkohet nga krahu i Selës. Nga ana tjetër fronti europian për momentin përbëhet vetëm nga BDI, e që thirrje për bashkëpunim u kanë dërguar të gjitha partive politike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like