Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti janë deklaruar nga Uashingtoni, pasi paraprakisht është njoftuar se do të marrin pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president i ShBA-ve, ngjarje e cila ndodhi gjatë pasdites së sotme, transmeton TV21.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ibrahimi ka bërë të ditur se është bashkë me Gashin dhe Mexhitin dhe ka shkruar:
“Sot, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dha betimin presidenti i 47-të, Donald Trump, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, nga Washington D.C. ia urojmë marrjen e detyrës dhe i dëshirojmë suksese në sfidat që e presin.
SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar”.