Fluturoi me makine ne lokal – U mer jeten 5 personave

Një makinë u përplas në një pab në Australi, duke vrarë pesë persona

Pesë persona u vranë dhe gjashtë u plagosën, përfshirë shoferin, kur një makinë u përplas në një pijetore në qytetin australian të Daylesford, tha sot policia.

 

Një djalë, dy burra rreth të 30-ave dhe një grua rreth të 40-tave vdiqën në vendngjarje, ndërsa një vajzë adoleshente vdiq në një spital të Melburnit, ku u transportua me avion pas përplasjes.

 

Shoferi 66-vjeçar i BMW u dërgua në spital pasi ai futi makinën e tij në një pijetore të mbushur me njerëz në hotelin Royal në qytetin e Daylesford, në veri-perëndim të Melburnit. Ai ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa nga policia thonë se do të merret në pyetje pasi të dalë nga spitali ku ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë. Analiza e tij e alkomatorit ka rezultuar negative, si dhe është bërë analiza e gjakut për substanca të tjera, tha policia.

Advertisement

 

Hetuesit policorë po përpiqen të zbulojnë sesi makina ka ardhur në prag dhe është përplasur në tarracën e lokalit.

Advertisement
Advertisement