Filipçe siguron: S’ka ndërprerje të vaksinimit masiv në vend

Maqedonia e Veriut përsëri përballet me mungesë vaksinash. Dozat e vaksinës “Sputnik V” që pritej të vinin në fund të majit nuk erdhën. Autoritetet shëndetësore janë në pritje edhe të vaksinave Sinovac të cilat në vend priten të arrijnë në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji. Ministri Filipçe siguron që vaksinimi masiv nuk do të ketë ndërprerje.
“Për Sputnik dhe Sinovak nuk kemi data të sakta. “Sputniku” ishte paralajmëruar se do të jetë këtu në fund të majit, por nuk erdhi, mbrëmë kam biseduar me ambasadorin rus dhe ai morri obligim që të komunikon me institutin në Moskë dhe të jep informata. Paralajmërimet për Sinovak janë për fillim të qershorin. Imunizimi nuk do të ndërpritet, pardje mbërritën vaksinat nga Fajzer, ato do të distribuohen. Gjatë javës presim të vijnë edhe vaksina tjera, para së gjithash nga Bullgaria, e pastaj nga Greqia.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Donacionet prej 50 mijë dozave nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia do sipas të gjitha gjasave do të jenë vaksina të “AstraZeneka”. Filipçe deklaron se këto vaksina do të shfrytëzohen, pasi ende ka qytetarë të moshës mbi 60 vjeçare që nuk janë vaksinuar.
“Mendoj se ende ka numër të madh të qytetarëve të cilët kanë mbi 60 vjeç, e nuk janë vaksinuar. Ne kemi rreth 42 për qind qytetarë të vaksinar të popullatës mbi 65 vjeçare të vaksinuar. Megjithatë, me fushatën që presim të fuqizohet, presim të paraqiten numër më i madh i qytetarëve. Pra ende nuk janë vaksinuar të gjithë dhe ato vaksina nuk do të ngelen të pashfrytëzuara.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe pret që presioni për vaksinimin e personave të cilët kanë shprehur interes do të bie me ardhjen e vaksinave të “Sinofarm”. Ai thekson se sasia e vaksinave atëherë do të shpërndahet në të gjitha punktet për vaksinim në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like