Breaking News :

nothing found
01-04-2023

Filipçe paralajmëron kontroll të jashtëzakonshëm në spitalin “8-Shtatori”

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se këtë mëngjes është bërë kontroll i jashtëzakonshëm në spitalin “8 Shtatori” pas një denoncimi në rrjetin social fesjbuk, se një paciente nuk është pranuar në spital për shkak moshës së saj.

Në denoncimin, e bija e 70 vjeçares ka thënë se tek spitali “8-Shtatori”, ka marrë përgjigje se nuk pranojnë pacientë mbi moshën 70 vjeçare, dhe se e ëma e saj ka humbur jetën duke pritur për krevat të lirë.

Ministri Filipçe, raporton SHENJA, ka thënë se në spital nga 107 shtretër, 38 janë të moshës prej 68 deri në 88 vjeç.

“Pacient nuk mund të kthehet, thjeshtë mund të ridërgohet në ndonjë qendër tjetër të kovidit nëse në ‘8-Shtator’ nuk ka shtretër të lirë, ndërsa përderisa pret pacienti të dërgohet në spital tjetër, i bëhen analizat e nevojshme dhe me makinë të ndihmës së shpejtë dërgohet në kovid-qendrën ku ka shtretër të lirë që të hospitalizohet. Hospitalizimi në asnjë mënyrë nuk varet nga mosha e tyre. Çdo pacient pa dallim moshës, ka të drejt për përkujdesje mjekësore”, ka shkruar Venko Filipçe.

Advertisement

Read Previous

Hoti: Deklaratat e zëvendëskryeministrit Selmanaj janë duke u shtrembëruar

Read Next

Tetova me numër 4 shifror me raste aktive