Fetai i përgjigjet Grubit: Pushka top t’u bëftë Artan! Ka ardhur koha e llogaridhënies

Fetai i përgjigjet Grubit: Pushka top t’u bëftë Artan! Ka ardhur koha e llogaridhënies

Vazhdojnë përplasjet në distancë mes zëvendëskryeministrit Arben Fetai dhe ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, përcjell TV21. Ky i fundit kërkoi kërkim falje nga Fetai, pasi zv/kryeministri nga radhët e VLEN e akuzoi për lidhje me personat që e dogjën dhe përdhosën flamurin shtetëror më 28 Nëntor. Fetai përmes një shkrimi, thotë se ka ardhur koha e llogaridhënies, ndërkaq sipas tij, shqiptarët kanë përjetuar turpërim në kohën e qeverisjes eë BDI-së.

Në lidhje me: Grubi reagon ndaj akuzave të Fetait: Pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis

“Pushka top t’u bëftë, Artan. Turpërim më të madh se ai që shqiptarët kanë përjetuar nën qeverisjen tënde nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë më kurrë. Tani ka kush kujdeset për ta. As Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë. Të njohim mirë Artan, si paren e kuqe.  Koha e llogaridhënies ka ardhur, Artan”, ka shkruar Fetai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement