Prindërit e shoferit Vasil Jovanov shprehën ngushëllime për prindërit e të ndjerës Frosina Kullakova. Avokati i tij, Sashko Dukovski, bëri të ditur se Vasili atë mbrëmje ka qenë në hapjen e kafenesë së shokut të tij, ku ka pirë alkool dhe sipas babait të tij, ata nuk e kanë ditur se ai e kishte marrë veturën. Prindërit theksuan se nuk janë aq me ndikim sa i prezantohet publikut. Nëna mohoi të ndërhynte në vendimin e gjykatës në lidhje me veprën e tij të mëparshme lidhur me drogën, pas informacioneve në publik se ajo punon në të njëjtën firmë me bashkëshortin e gjykatëses. Avokati Dukovski apeloi që të lihen organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre dhe të mos ndajnë të pavërteta në publik që madje krijojnë thirrje për linçim, me kërkesa “një sy për një sy”. Dy avokatë, të ftuar në emisionin Daily Click si ekspertë, theksuan se duke pasur parasysh rrethanat, i dyshuari Vasil Jovanovin e pret dënim të rreptë. Ndryshe, avokati Dukovski thotë se pretendimi se Vasili tentoi të arratisej është i pasaktë, përkundrazi ai është penduar sinqerisht për aksidentin. Ai shton se nuk mund të spekulohet për shpejtësinë me të cilën ka vozitur, pasi aktualisht është duke u zhvilluar ekspertiza. Dukovski po ashtu theksoi se nuk do arsyetohen me gjendjen psikike të Jovanovit, siç pohohej.
Familja Jovanov u shprehu ngushëllime Kullakovëve! “Vasil e vodhi makinën natën kur Frosina e humbi jetën”
Advertisement
Advertisement
Advertisement