EVN Maqedoni ndau tablet kompjuterë për gjeneratën e re “20-20-20” të nxënësve në Gostivar

Njëzet e tre nxënës të gjeneratës së dytë të projektit “20-20-20” në SHMTK “Gostivari” pranuan tablet kompjuterë për mësim dixhital
Gostivar, 13.11.2020 – EVN Maqedoni vijon me realizimin e projektit për arsimim të dyfishtë “20-20-20”. Në kuadër të këtij projekti, EVN sot zyrtarish ndau tablet kompjuterë për njëzet e tre nxënës të gjeneratës së dytë të paraleles ”20-20-20” pranë SHMTK “Gostivari” në Gostivar.

Në pranim-dorëzimin e tablet kompjuterëve ishin të pranishëm përfaqësues të EVN Maqedoni si dhe përfaqësues të SHMTK “Gostivari”. Udhëheqësi i Qendrës Energo të Konsumatorëve të Tetovës, z. Ardit Sadiku foli për rëndësinë e mbështetjes së më të rinjve gjatë kësaj periudhe të dixhitalizimit.
„Jemi krenar që gjatë kohës së pandemisë i ndihmojmë të rinjtë në segmentin më të rëndësishëm të jetës së tyre – edukimin. Të gjithë jemi dëshmitarë se në normalitetin e ri të jetesës, dixhitalizimi u bë pjesë e pandashme e jetës së çdo njeriu, veçanërisht për nxënësit. E gjithë kjo situatë ka imponuar mënyrë të re të nevojshme të funksionimit dhe edukimit, ndërsa nga ana tjetër, sigurimi i pajisjeve dixhitale përfaqëson barë të madhe për më të rinjtë.“, deklaroi z. Sadiku.

Drejtori i shkollës, z. Besir Saliu, e shprehu kënaqësinë e tij nga bashkëpunimi me EVN dhe zhvillimin e vazhdueshëm të projektit.
„Projekti EVN “20-20-20” është një projekt i veçantë që zgjoi interes të madh tek nxënësit e Gostivarit dhe rajonit. Këtë vit u regjistrua gjenerata e dytë e nxënësve, ndërsa numri i të interesuarve ishte tepër i madh. Nxënësit e EVN klasave janë shumë të kënaqur dhe tregojnë sukses të madh falë mentorimit të shkëlqyeshëm të punonjësve të kompanisë.“ deklatoi z. Saliu.

Advertisement

Gjenerata e katërt e projektit “20-20-20” u regjistrua në shkollën “Mihajlo Pupin” këtë vit në Shkup. Në suaza të projektit, në vitin 2019 u hap edhe EVN paralelja e parë në Gostivar. Nxënësit që janë pjesë e këtij programi zhvillojnë punë praktike sipas standardeve evropiane dhe fitojnë aftësi të kërkuara në tregun e punës. Përveç tablet kompjuterëve, nxënësit kanë në dispozicion kabinete të pajisura me pajisje dhe materiale të dhuruara nga Kompania, që janë të njetja me ato që përdoren nga punonjësit e saj gjatë kryerjes së punës së përditshme. Nxënësit në procesin e të mësuarit përmes punës, janë të mentoruar nga elektro-montues profesionistë dhe elektro-inxhinierë të EVN-së dhe pas përfundimit të suksesshëm të arsimit do të kenë mundësi të punësohen në kompani.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like