Erdoğan: Nuk do të tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me sulmet e Izraelit është shprehur se “nuk do të tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë edhe sikur e gjithë bota ta injorojë atë”.
Erdoğan mbajti një fjalim në programin përshëndetës me rastin e Bajramit me anëtarët e AK Partisë nga 81 qytete të vendit, që u mbajt nëpërmjet video konferencës.

Presidenti Erdoğan tha se për shkak të historisë së vjetër, qytetërimit dhe lidhjeve kulturore, Turqia është një vend i madh i cili mbart mbi të përgjegjësinë e një gjeografie të gjerë, duke shtuar se çdo ngjarje pozitive ose negative që përjetohet në këtë gjeografi të gjerë nga Azia e Mesme në Ballkan, nga Turkistani në Krime e nga Azia e Mesme në Afrikën e Veriut, ka të bëjë drejtpërdrejtë me ta.

“Problemi, hidhërimi dhe gëzimi i miqve dhe vëllezërve tanë janë edhe problem, hidhërim dhe gëzimi ynë. Kemi hyrë me hidhërim në këtë Bajram për shkak të sulmeve të cilat në territoret palestineze dhe kryesisht në Kuds janë intensifikuar goxha në ditët e fundit të muajit të Ramazanit. Ne jemi të trazuar, kemi probleme. Ne jemi të trishtuar dhe të zemëruar përballë mizorive të Izraelit, shtetit të terrorit, fuqia e të cilit është e mjaftueshme vetëm për fëmijët e pafajshëm, gratë e pashpresa dhe njerëzve të shtypur”, tha ai.

Advertisement

“Me të njëjtin entuziazëm që mbështetëm më parë luftën e Azerbajxhanit për të çliruar Malësinë e Karabakut dhe territoret e tij në okupim, me të njëjtën ndjenjë po veprojmë edhe sot përballë mizorisë që po përjetohet sot në Kuds dhe qytetet palestineze. Sot me të njëjtën vendosmëri ne kundërshtojmë duart që zgjaten mbi shenjtërinë e Xhamisë Al-Aksa, ashtu si nuk lejuam dje (më parë) përpjekjet për formimin e korridorit të terrorit përgjatë kufijve tanë me Sirinë. Ashtu si nuk lejuam ndarjen e Libisë vitin e kaluar, ashtu si nuk injoruam braktisjen e Somalisë në fatin e saj kur të gjithë i kthyen shpinën, ashtu sikur nuk miratuam aneksimin e Krimesë, ashtu sikur ngritëm zërin kundër brutalitetit të kryer më parë në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe sot ne nuk do të tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë, edhe sikur e gjithë bota ta injorojë atë”, ka deklaruar presidenti Erdoğan.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like