EMA: Fëmijët mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me Pfizer/BioNTech

Vaksina antiCOVID-19 e prodhuar nga Pfizer/BioNTech mund të përdoret për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart, sipas Agjencisë Europiane të Barnave (EMA).

“Të dhënat treguan se vaksina është e sigurt për fëmijët dhe duket se është ef ektive për t’i ndihmuar ata t’i rezistojnë infeksionit, pa shenja të efekteve anësore serioze”, tha Marco Cavalleri, drejtori i organit rregullator për Strategjitë e Vaksinave.

Advertisement

Vendimi e bën Pfizer/BioNTech vaksinën e parë që miratohet për këdo nën moshën 16 vjeç në Europë.

Ky vendim duhet ende të firmoset nga Komisioni Europian, megjithatë kjo konsiderohet një formalitet.

Vaksina Pfizer/BioNTech tashmë është miratuar për përdorim te fëmijët në SHBA dhe Kanada.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like