Ekzekutimi i shqiptarit në Mal të Zi dyshohet se ndodhi pas aferës me gruan e ish-ortakut

Estimated read time 2 min read

Edmond Mustafa është vrarë dy ditë më parë në Tivar. Si i dyshuar për vrasjen e tij është arrestuar Dino Ibrahimoviq më të cilin viktima ka qenë shumë i afërt. Përmenden dy motive të mundshme.

Siç raportojnë mediat malazeze, vrasësi i maskuar i është afruar Mustafës nga mbrapa derisa ai po i afrohej veturës nën shoqërinë e motrës së tij. I dyshuari ka qëlluar dhjetëra herë në drejtim të Mustafës ndërkohë është larguar me vrap. Sipas mediave malazeze, janë zbuluar edhe lidhje të fshehta dashurie që kanë ndodhur brenda klaneve. I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa Nurkoviq.

Advertisement

Mustafa prej vitesh njihej si pjesëtar i klanit kriminal të Skaljarit. Sipas raportimeve, ai ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit për të ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e Shkaljar dhe të klanit Kavac.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like