Ekspertët thirrje për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit! Shqipëria dhe RMV-ja të punojnë që të ruhet statusi në UNESCO

Duhet bashkëpunim i mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për mbrojtjen e liqenit të Ohrit, kërkojnë ekspertët. Armanda Hysa doktore e Etnologjisë dhe Antropologjisë thotë se të jesh në listën e UNESCO-s është prestigj, andaj duhet investuar në kulturë, histori dhe natyrë, e jo në ndërtimin e ndërtesave të larta. “Prandaj duhet një kujdes i veçantë për Ohrin, i cili nuk është i çmuar vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë Ballkanin dhe Evropën. Duhet të ketë bashkëpunim me Shqipërinë që të punohet në mbrojtje, të jesh në listën e UNESCO-s është prestigj, jo para, për të investuar në kulturë, histori, natyrë, jo në ndërtimin e ndërtesave të larta”, tha Armanda Hysa – prof.dr e Etnologjisë dhe Antropologjisë. Sipas doktor Veronika Vitman nga Universiteti i Linz rrezikimi i Liqenit të Ohrit do të jetë një dëm i madh. “Çështja është se kur humbet trashëgiminë kulturore, humbet veten dhe të gjithë duhet ta kuptojnë seriozisht këtë. Ky rajon i bukur duhet të mbrohet në mënyrë adekuate, përndryshe rrezikimi i tij do të jetë në dëm të njerëzimit”, tha Veronica Wittmann – Universiteti “Johannes Kepler” Linz, Austri. Ambientalistët paralajmërojnë se Ohri mund ta humbasë statusin në UNESCO, e cila ka dhënë 19 rekomandime për pastrimin e Ohrit, të cilat duhet zbatuar në përpikëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *