Ekskluzive/ Bie numri i të infektuarve, vetëm 1064 raste u regjistruan në vend për 24 orë

Nga 3096 teste të bëra, 1064 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona këto 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. 541 prej tyre janë nga Shkupi, 57 nga Kumanova, 4 nga Dibra, 46 nga Shtipi, 24 nga Prilepi, 57 nga Tetova, 23 nga Struga, 44 nga Velesi, 43 nga Manastiri, 33 nga Ohri, 25 nga Kavadari, 12 nga Gostivari, 11 nga Gjevgjelia, 23 nga Strumica, 8 nga Kriva Pallanka, 12 nga Radovishi, 2 nga Krusheva, 10 nga Koçani, 4 nga Probishtipi, 2 nga Demir Hisari, 4 nga Makedonski Brodi, 7 nga Pehçeva, 3 nga Berova, 3 nga Vallandova, 3 nga Vinica, 2 nga Kratova, 17 nga Shën Nikolla, 25 nga Kërçova, 10 nga Negotina dhe 6 nga Resnja.

Advertisement

25 pacientë kanë ndërruar jetë. Tre nga Shkupi të moshave 62, 82 dhe 75-vjeçare, tre nga Tetova të moshave 46, 77 dhe 83-vjeçare, dy nga prilepi të moshave 71 dhe 79-vjeçare, një 40-vjeçar nga Krusheva, pesë viktima janë nga Kumanova të moshave 34, 49, 49, 66 dhe 62-vjeçare, katër nga Manastiri 71, 72, 73 dhe 75 vjeç, një 65 vjeçar nga Gostivari, një 69 vjeçar nga Kavadari, një 75 vjeçar nga Kriva Pallanka, një 70 vjeçar nga Strumica, një 60 vjeçar nga Vallandova, një 69 vjeçar nga Pehçeva dhe një 69 vjeçar nga Shën Nikolla. Vetëm dy prej këtyre 25 viktimave nuk kanë vdekur në kushte spitalore, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like