Breaking News :

nothing found
01-04-2023

Egjipti prezanton robotin që kryen testime për Covid-19

Advertisement

Një shpikës në Egjipt ka nisur përdorimin e një roboti të telekomanduar për të kryer testimet për Covid-19 duke vendosur tamponët në gojën e një pacienti.

Mahmoud el-Komy, i cili ka nisur të testojë robotin në një spital në Kajro, thotë se ai mund të masë gjithashtu temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse janë pa maskë.

Roboti i quajtur Cira-03, mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e përhapjes.

Cira-03 mund të marrë analizat e gjakut dhe t’u shfaq rezultatet pacientëve në një ekran në gjoksin e tij.

Mahmoud thotë se krijimi i tij, i cili ka kokë dhe krahë dhe ngjan me një njeri, u zhvillua në një mënyrë për të parandaluar frikën tek pacientët.

Advertisement

Read Previous

Shtypet një grua me veturë në Çair, ndërron jetë në spital

Read Next

Fillon procedura për blerje të testeve të shpejta për Covid-19