Edi Rama përplaset me gazetaren: E shtyn pasi nuk i pëlqeu pyetja

Estimated read time 2 min read

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për media.

Megjithatë duket se njëra nga pyetjet atij nuk i pëlqeur, dhe më pas shtyu gazetaren e SYRI TV, e cila po i bënte pyetje.

Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit, po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

“Ju lutem mos më prekni më”, iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Në projektin në fjalë, Rama pretendon se shteti ka përfshirë edhe interesin e shqiptarëve.

Rama: “Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese, sa i përket zhvillimeve në turizëm, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorë.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, edhe pse nuk kam qenë kundër “Shqipërisë 1 euro” që nxirrte në rrugë pasuritë e shqiptarëve për një euro.

Advertisement

Por në sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të Portin e Durrësit psh. Shteti është aksioner dhe nuk është bërë asnjë falje, porti ka qenë është dhe mbetet i shqiptarëve, por është përfshirë edhe interesi i shqiptarëve.

Porto Romano do jetë aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi zgjedhur mes alternativës legjitime të vënies së ndërtimit një kompanie të huaj si investitorë dhe hapjes së një tenderi ndërkombëtar. Pasi të ndërtohet shqiptarët do kenë shumë më tepër të ardhura”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like