E vetme, në dializë dhe pa shtëpi! Zinep Iseini kërkon ndihmë të paktën të ketë një kulm mbi kokë

Zinep Iseini nga Gostivari është një grua luftëtare! Jeta e ka përplasur me shumë halle. Kur ishte fëmijë, prindërit iu divorcuan. E rriti gjyshja, e cila i vdiq kur Zinepja ishte 19-vjeç, duke mbetur krejt vetëm! Sikur të mos mjaftojnë këto, jeta e përballi edhe me sëmundje! Ka 21 vite që nga 4 orë shkon në dializë për shkak se ka nevojë për transplant të veshkës. Tash ajo është 36 vjeçe, pa askënd, në një shtëpi me qira, me një dhomë, banjo dhe kuzhinë. “Unë jam Zinep Iseini jam nga Forinë, jetoj këtu në Gostivar me qira. Siç e shihni te kjo shtëpia këtu. Jam në dializë që nga mosha 15 vjeçe, tashmë 21 vite po i bëjë në dializë”, tha Zinep Iseini. Në vitin 2007, siç rrëfen ajo, babai i saj ka dashur që t’ia dhurojë veshkën, por nga frika ka hequr dorë disa çaste para se të hyjnë në sallë të operacionit. Deri më tani ajo është thirrur pesë herë për transplat, mirëpo veshkat që kanë qenë në dispozicion nuk kanë qenë të përshtatshme për të. -Po jam në listë, jam duke pritur.-Që sa vite jeni në këtë listë?-Katër vjet!-Ju kanë thirrur deri tani ndonjë herë?-Pesë herë por nuk u përshtatën analizat dhe tani jam duke pritur.-A nuk ka ndonjë familjarë që mund t’ua jap veshkën?-Ishte babi por nuk ma dha veshkën. U tremb shumë dhe nuk ma dha. Ndihma e vetme që merr nga shteti janë 5.000 denarë – Kujdes nga personi i tretë. Këto mjete nuk i mjaftojnë as për ilaçet që janë të patjetërsueshme për gjendjen e saj. Siç thotë Zinepja, çdo muaj vetëm për ilaçe i nevojiten rreth 6000 denarë, qiraja që duhet të paguaj kushton 4000 denarë, e të mos flasim për ushqim dhe produkte tjera themelore për jetesë që ajo duhet të mbulojë brenda muajit me këto 5.000 denarë ndihmë nga shteti. Andaj ajo deri te të gjithë njerëzit human ka një apel për ndihmë për t’iu siguruar kulm mbi kokë si dhe ndihmë financiare për të mbijetuar. “Kujdesin nga personi i tretë shkon për barëra, nuk më mbesin para që ta paguaj qiranë. Kështu që bëjë apel kush sa ka mundësi të më ndihmojë të kem një kulm mbi kokë, një kulm timin. Mos mendoj më për qiranë”, deklaroi Iseini. Të gjithë njerëzit që duan t’i dalin në ndihmë Zinepit, këtë mund ta bëjnë në numrin e telefonit 070 821 757 si dhe në xhirollogaritë që po shihni në ekran. Ndonëse në kushte të vështira, Zinepen e mban gjallë shpresa, se dikush do t’ia zgjatë dorën për ndihmë.ZINEP ISEINI210501774047502NLB BANK ZINEP ISEINIIBAN: MK07200002223083628SWIFT: STOBMK2XSTOPANSKA BANKA NUMRI I TELEFONIT: 070821757

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *