E rrallë në burgun 313 në Tiranë! E dashura i shkon e veshur si nuse të dashurit i penduar i drejtësisë: Deri sa vdekja të na ndajë!

Amarildo Nikolla alias Xhanaj, ose “shkodrani” siç dhe njihet nga rrethi i tij shoqëror, ndodhet në qeli prej disa muajsh.

Ai është kthyer në ‘pentito’ dhe ka “zbërthyer” para hetuesve disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale, pa çka se deri më tani ky status nuk i është dhënë nga drejtësia pasi dëshmitë e 35-vjeçarit po hetohen.

Në botën e krimit Amarildo identifikohet për vrasjet me pagesë, ndërkohë në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok, nga partnerja e tij, Giovanna Nikolli.

Kjo e fundit është mjaft aktive në këtë platformë dhe nuk nguron të reklamojë jetën e luksit, pushimet, veshjet e shtrenjta si dhe dedikimet për partnerin e saj.

E teksa 35-vjeçari ndodhet në qeli, Giovanna ka gdhendur në trupin e saj një foto të sajën me Amarildo. Por, ashtu si dhe bukuroshja ka paralajmëruar disa herë në “TikTok”, suprizat për partnerin e saj nuk do të kenë të ndalur.

Pasi bërtiste emrin e tij jashtë burgut, dronit të ngritur pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar Amarildon në ambientet e ajrimit, Giovanna ka shkuar kësaj here e veshur me fustan nusërie.

Advertisement

Në një video të publikuar nga vetë ajo në “TikTok”, e reja ka zgjedhur që në përvjetorin e tyre të shkojë pranë ambienteve të burgut “313”, e veshur nuse.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Giovanna.

Amarildo Nikolla alias Xhanaj nga Shkodra, u arrestua në pikun e sezonit turistik 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë, pasi qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like