E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

Estimated read time 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Shalinovicë në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur Policia dhe Autoambulanca intervenuan pas denoncimit të ngjarjes së trishtë.

Ekipi mjekësor i Emergjencës pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, kanë konstatuar se ai ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Advertisement

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.’

/GazetaSinjali/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like