E ka shkelur dhe ka ikur: Aksident në Koçan, këmbësori lufton për jetën
foto: Ilustrim
Më datë 18.01.2024 në ora 21:00 në Stacionin Policor të Koçanit është raportuar se një automjet i udhëtarëve ka goditur këmbësorin S.S.(74) nga Koçani dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.S., me diagnozë në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Vendin e këqyrjes e ka bërë ekipi inspektues i Stacionit Policor të Koçanit.
Advertisement
Advertisement
Advertisement